A1 Report - CAS vendos drejtësi! Shqipëria 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë

Report TV 2015-08-22

Views 0

Pritja e gjatë ia vlejti. CAS bëri drejtësi për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke i dhënë Kombëtares së futbollit 3 pikët. Gjykata e Arbitrazhit sportive bëri një kthesë të madhe të vendimeve të dhëna më parë nga komisionet e UEFA-s. Në faqen zyrtare, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sqaron vendimin marrë ku theksohet se ankimimin e FSHF-së e ka pranuar pjesërisht në argumentin që komisionet e UEFA-s e quanin refuzim të Shqipërisë për tu rikthyer në fushë.

CAS argumenton:
Në përputhje me vendimin e UEFA-s që i jep humbjen Shqipërisë bazuar mbi refuzimin e supozuar të palës shqiptare për tu rikthyer në fushë pasi ndeshja është ndërpresë nga gjyqtari në minutën e 41-të kur në fushë u hodhën fishekzjarre nga tifozët serbë. Pas kësaj ndërprerje kanë ndodhur edhe incidente të tjera ku rreth 15 tifozë serbë kanë pushtuar dhe kanë sulmuar lojtarët shqiptarë.

Megjithatë pas provave të administruara CAS sqaron :
Paneli i Gjykatës së Arbitrazhit nuk mundi të gjejë prova që lojtarët shqiptarë kanë refuzuar të rikthehen në fushë pasi nuk ka pasur një urdhër të arbitrit për tu rikthyer në fushë. Paneli i CAS nuk mundi të vërtetonte se arbitri tu ketë lëshuar një urdhër të qartë lojtarëve për të rifilluar lojën.

Serbët pretendonin se gjithë ajo mizori ndodhi për shkak të dronit por CAS i gjen fajtorët:
Paneli i arbitrazhit konstatoi se ndërprerja e ndeshjes dhe braktisja e lojës u shkaktua nga mangësitë e organizatorëve si dhe aktet e dhunës ndaj lojtarëve shqiptar u ushtruan nga tifozët serbe dhe punonjësit e sigurisë. Kështu që Federata serbe është përgjegjëse që ndeshja nuk u luajt e plotë dhe në bazë të nenit 27.01 të Rregullores së UEFA-s CAS vendos që ndeshja të përfundojë me rezultatin 0-3 për Shqipërinë.

Arbitrazhi bën përgjegjëse FSHF për dronin me simbole nacionaliste dhe le ne fuqi gjobën 100 mijë euro. Ndërsa për Serbinë CAS lë në fuqi sanksionet qe dha komisioni i Disiplinës në UEFA. Në këtë mënyrë Serbisë i hiqen 3 pike nga klasifikimi duke përfunduar e fundit në grup me minus 2 pikë. Plus lihen ne fuqi dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba 100 mijë euro.

Pas vendimit të CAS Shqipëria ngjitet e dyta në grup me 10 pikë së bashku me Danimarkën me një golavarazh 5 plus. Për më shumë që momentalisht kuqezinjtë janë edhe e treta me e mire ne grupet kualifikuese çka shton mundësinë e një kualifikimi direkt në Europian.

Drejtësia u vu në vend, tre pikë për Shqipërinë është koha të hapet shampanja.

Share This Video


Download

  
Report form