Ku do ikin lojtarët pas përjashtimit të Kamzës? Sqaron menaxheri: Duka vendos cdo gjë

Report TV 2019-03-14

Views 6

Pas përjashtimit të Kamzës nga kampionati, pyetja e parë që lind është se ku do të shkojnë lojtarët? Florin Biba, i cili është menaxher futbolli thotë se tashmë mundësia e vetme janë vendet ku ka merkato të hapur. "E vendos presidenti i FSHF kush do bjerë dhe kush jo, kush do të shpallet kampion apo do të shkojë në Europë. Arbitrat duhet të dalin kundër sistemit. Për ndeshjen Kamza-Laci u propozua një emër tjetër që nuk e mori përsipër. Përsa i përket lojtarëve, tani prishet kontrata me klubin dhe mundësia e vetme është ku ka merkato të hapur për lojtarët. Kam 60% të ekipit të Kamzës në menaxhim. Arbitrat që gjykojnë ndeshjet në Shqipëri zgjidhen nga Presidenti i federatës" shprehet Florin Biba.

Share This Video


Download

  
Report form