Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Armand Duka do të jetë për herë të 5-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi ia doli të fitoj shumicën e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Pas mesimit te rezultatit, Armand Duka deklaroi:
"E kam thënë dhe në përfundim të votimin, që jam i lumtur se shumica e anëtarëve më besuan. Kanë vlerësuar kontributin dhe kjo me të vërtëtë më bën të lumtur. Pasi ka dal rezultati kam menduar se çfarë duhet të bëj gjatë këtij mandati, duke marrë dhe nga projekti i Fino dhe Halës. Do të doja të ritheksoja për mënyrën se si u organizua kjo asamble dhe këtë ne i demostruan jo vetëm atyre që ishin në dhomë, por edhe jashtë saj. Jo, emocionet e Europianit nuk mund t;i krahasoj me asgjë. Nuk e konsideroj si të njëjtë por ishte një emocion ndryshe, që nuk mund ta shpreh. Nuk jam trup gjykues por jam president. Duhet të mendoj se si të kthej ato 24 vota kundra për t'i ofruar afër familjes së FSHF-së."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/armand-duka-iu-falenderoj-besimin-do-te-vendos-ne-zbatim-premtimet