Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka parandaluar një krim në familje në fshatin Luz të Krujës. Pjetër Gega 63 vjeç pas një konflikti me familjarët e tij ka kërcënuar t?i ekzekutojë më armë zjarri gruan dhe dy fëmijët.
Ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit të njoftuar nga të afërmit e familjes që kanë neutralizuar 63-vjeçarin dhe kanë bërë arrestimin e tij.Policia sekuestroi në kuadër të provave materiale në pushkë model 56, një pushke model 63 dhe 12 fishekë.
Blutë e Krujës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.