A1 Report - Kruje, rreshqitjet e tokes, rrezikohet demtimi i digës se liqenit te Tapizes

Report TV 2015-08-22

Views 11

KRUJE- Liqeni Tapizës në rrethin e Krujës është kthyer në një kërcënim serioz për banorët e këtij fshati dhe më gjerë.

Shkak për këtë janë bërë rrëshqitjet e tokës në këtë zonë, të cilat mund të ndikojnë në plasaritjen e digës së këtij liqeni, çka do të sillte përmbytjen e rreth 800 banesave.

Problematike situata është edhe gjatë ditëve me reshje, teksa uji del nga shtrati dhe vërshon drejt shtëpive të banuara, ndërsa banorët i bëjnë apel instancave përkatëse për ndërhyrje.

Tjetër dukuri që të bie në sy pranë këtij liqeni janë dhe pirgjet e mbetjeve urbane, ndërsa lidhur më këtë banorët thjesht heshtin, pasi janë ata shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni.

Share This Video


Download

  
Report form