KRUJË - Dy statuja të vjetra mermeri që mendohet të jenë punuar nga mjeshtrat italiane janë gjetur nga banorët e zonës në fshatin Bilaj të Krujës.
Njëra nga statujat i përket Jezu Krishtit, ndërsa tjetra Shën Mërisë, por këto objekte janë tejet të dëmtuara dhe janë pa kokë.
Mendohet se statujat kanë qënë në Kishën e Shën Pagëzorit, dhe gjatë kohës kur kjo kishë u shkatërrua në vitin 1967, dikush ishte kujdesur për ti fshehur.
Kanë qënë banorët e zonës që i kanë gjetur të groposura madje afër një bunkeri, ndërsa i kanë dorëzuar në kishën e fshatit.
Prifti polak, Vojtek Porada, shprehet se këto objekte janë pjesë e rëndësishme e trashëgimnisë kulturore dhe se ato do restaurohen.
?Me siguri janë shumë të vjetra të paçmueshme dhe banorët e vjetër të fshatit me kanë dëshmuar se këto dy statuja ishin të vendosura në kishën e vjetër para, në kohën e regjimit të komunizmit kur ishin të shembura të gjitha kishat. Gjithashtu edhe këto dy statuja janë pothuajse të prishuara në atë kohë?, - thotë prifti.
Ndërkohë statujat pritet të vëzhgohen nga ekspertë të fushës për të dhënë më shumë detaje për vlerat e këtyre objekteve.