A1 Report - Krujë, barinjtë i vënë zjarrin pyjeve për të hapur kullota për bagëtitë

Report TV 2015-08-22

Views 1

Pesë vatra zjarri janë aktivizuar në masivin pyjor të Borizanës në Krujë paraditen e sotme.

Zjarri i favorizuar nga era nisi të përhapet me shpejtësi duke shkrumbuar disa hektarë pyje me pisha. Në vendngjarje për të shuar zjarret ishin dy zjarrfikëse nga Kruja dhe nga Durrësi. Ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit të thyer e malor.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Punonjësit e zjarrfikëses ndodhen rreth 2 kilometra larg vatrave së zjarrit.

Dyshohet gjithashtu se zjarrvënësit janë barinj të zonës dhe synimi i tyre ishte hapja e kullotave të reja.

Situata po mbahet nën kontroll, por disa vatra zjarri janë ende aktive.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha është raportur ditën e sotme dhe në Kodër Krastë të Elbasanit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka marrë nën kontroll situatën rreth orë 14:00, por zjarri u rikthye në pjesën fundore të kodrës me pisha.

Paraprakisht thuhet se është djegur një sipërfaqe e madhe kryesisht me shkurre. Sipas policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, por po hetohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Share This Video


Download

  
Report form