KRUJE -- Makina e Drejtorit të Policisë së Lezhës ka përplasur një motor duke shkaktuar një të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në Krujë në afërsi të Thumanës, ndërsa mësohet se makina e kryepolicit Niko Brahimi drejtohej nga shoferi i tij.
I aksidentuari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.