A1 Report - Tenton të vrasë ish-gruan në plazh, pushuesit i marrin armën

Report TV 2015-08-22

Views 0

KAVAJË - I ka drejtuar pistoletën ish-gruas për ta vrarë në prani të djalit të tyre të mitur dhe të pushuesve që ndodheshin në çadra në plazhin e Golemit, por fatmirësisht krimi është parandaluar nga qytetaret te cilet i kane marre armen nga dora.

I ndërgjegjshëm që nuk duhej t?i afrohej ish-bashkëshortes së tij për të cilën pas divorcit Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtje, 51-vjeçari Fadil Kasemi ka shkuar në plazhin e Golemit ku ish-gruaja e tij 31-vjeçare me inicialet F.H pushonte me djalin, dhe ka nisur të debatojë ashpër me të.

Një dëshmitare nga vendi i ngjarjes ka rrëfyer për A1 Report se situata mes dy ish-bashkëshortëve nga Tirana u nxeh deri aty sa Kasemi e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë ish-gruan e tij. Pas kësaj ai ka nxjerrë pistoletën nga një çantë që mbante në dorë duke kërcënuar të vrasë 31-vjeçaren.

Dëshmitarët thanë se gruaja i është lutur disa herë ish-bashkëshortit të mos e bëjë një veprim të tillë, ndërsa edhe djali i vogël gjatë gjithë kohës bërtiste: Babi të lutem mos e bëj.

Në këtë moment kanë ndëhyrë disa pushues, të cilët i kanë marrë armën nga dora Fadil Kasemit dhe e kanë mbajtur nën kontroll deri sa kanë ardhur forcat e policisë, pasi posta e forcave të rendit ndodhet shumë afër.

Fadil Kasemi është dërguar në ambjentet e postës së policisë së Golemit, ku po merret në pyetje, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form