A1 Report - Gjirokastër, rrjedhja e kreolines se spitalit, shqetesim per banoret

Report TV 2015-08-22

Views 1

GJIROKASTER - Rjedhja e pakontrolluar e kreolinës nga një fuçi pas territorit të Spitalit Rajonal "Omer Nishani", është kthyer në një shqetësim real për banorët e disa pallateve. Banorët kanë ndjerë erën mbytëse të lëndës kimike, ditët e fundit, e cila clirohej në ajër, aq sa u detyruan të kërkonin ndihmën e autoriteteve të Drejtorisë së Shëndetit Parësor.

Kjo e fundit, ka ndërhyrë në kohë, duke marrë masat përkatëse megjithatë banorët ndihen të shqetësuar përballë këtij fenomeni.

Për kreun e Shërbimit Parësor, situata është tërësisht nën kontroll të plotë përvecse ditëve të para kur u shfaq në terren, rjedhja e kësaj lënde kimike. Sipas Xhelo Brahimit, nuk ka vend për panik pasi masat u morën në kohë.

"Ju bëj me dije sepse ai preparat është kreolinë, nuk është toksik dhe nuk është i rrezikshëm për shëndetin publik. Për momentin ajo vërtet ka një erë jo të këndshme por duhet të dini që ajo përdoret për dezinfektim dhe nuk është e dëmshme për shëndetin e banorëve të atij pallati." Xhelo Brahimi drejtor i Shëndetit Parësor Gjirokastër

Share This Video


Download

  
Report form