VLORË-Rruga që të çon drejt spitalit rajonal të Vlorës prej vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.
Prej kohësh gropat e mëdha dhe pluhuri janë bërë bashkudhëtar të të gjithë atyre që rrugëtojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor,ndërsa qytetarët vlonjate shprehin indijantën e tyre për këtë situatë.
"Rrugët janë të ngushta, policë këtu nuk ka. Gropa ka plotë dhe kur bie shi këtu bëhet det", thotë një qytetare.
"Sa lajmërojmë urgjencën, lëre një herë që vjen me vonesë, i sëmuri shkon i vdekur në spital. Ne nuk asnjë shpresë", thotë një banor tjetër i Vlorës.
Ndërkohe banorët i bëjnë apel instancave të marrin masa për të ndërhyre në këtë segment rrugor.