GJIROKASTËR - Kryekëshilltari i djathtë në bashkinë e Gjirokastrës, Bexhet Çobani, ka reaguar sot lidhur me vendosjen e blloqeve të betonit nga ministria e Mbrojtjes ne aerodromin e Gjirokastrës ditën e enjte.
Çobani në deklaratën e tij i ka kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes vendosjen e sistemit të radarëve, me qellim ruajtjen e shkeljeve ajrore që mund të ndodhin në luginën e Drinos dhe jo vendosjen e blloqeve të betonit.
Në kuadër të rritjes së sigurisë ajrore dhe luftës së trafikut të lëndëve narkotike, Ministria e Mbrojtjes që prej ditës së enjte ka bërë rrethimin e aerodromit të Gjirokastrës me blloqe betoni.