Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas përplasjes në Facebook mes deputetit demokrat Genc Pollo dhe atij socialist Arben Ndoka, duke i cilësuar deklaratat e deputetit të majtë si sulme primitive të cilat kanë bekimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.
Në deklaratën e PD thuhet se, kjo forcë politike dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
?Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij?, thuhet në reagimin e PD-së.
Sipas PD, këto janë grahmat e fundit të krimit në parlament e në politikë, pasi Partia Demokratike do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
?Akti rrugëçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës. Ai u përzgjodh nga shefi i tij për të sulmuar opozitën dhe po e mbyll karrierën e inkriminuar duke sulmuar opozitën. Ky është niveli banal ku e ka çuar parlamentin Edi Rama. Me njerëz që nuk njohin asnjë vlerë të demokracisë të debatit e fakteve, por njohin vetëm gjuhën e dhunës e të agresionit|, përfundon reagimi i PD-së.
Një ditë më parë deputeti demokrat Genc Pollo dhe ai socialist Arben Ndoka janë përfshirë në një sherr virtual mes tyre ku janë përmendur kunatat dhe gratë e njëri-tjetrit.
Ndërsa Pollo ka publikuar një shkrim ku thuhej se Arben Ndoka ka çuar për prostitucion të kunatën. Ky i fundit i ka komentuar duke i kujtuar atij gruan, ish-gruan dhe ish-vjehrrën. Ndoka e quan injorant, madje dhe pervers Pollon dhe e këshillon të merret me punët e familjes së tij.