A1 Report - PD, Bushati-Bodes: Je fajtori kryesor per borxhet ne vend

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË -- Pas akuzave të deputetit të PD-së, Ridvan Bode, ka reaguar edhe sekretari i këshillit ekonomik të PS-së, Ervin Bushati. Ky i fundit u shpreh se ish-ministri Bode nuk duhet të gjykojë performancën e ekonomisë në kushtet kur ai vetë është një ndër fajtorët kryesorë për gjëndjen ekonomike që trashëgoi qeveria e majtë.

"Sot, kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish-ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime ishte plot 720 milionë dollarë." -deklaroi Bushati.

Nga ana tjetër,sekretari i këshillit ekonomik të të majtëve tregoi se në periudhën tetor 2013-janar 2014 doganat kanë mbledhur 17 % më shumë të ardhura se qeveria e shkuar, ndërsa tatimet 3,9 miliardë lekë më shumë.

Sipas Ervin Bushatit mazhoranca po bën punën e saj duke larë borxhet e qeverisë së shkuar dhe njëkohësisht duke aktivizuar ekonominë me kapital.

"Buxheti i qeverisë së re, injekton në ekonomi vetëm gjatë vitit 2014 plot 1,1 miliardë dollarë; jo vetëm duke shlyer 350 milionë dollarë borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, por dhe duke investuar fort në ekonominë shqiptare"-pohoi Bushati.

Share This Video


Download

  
Report form