A1 Report - Lëvizjet në polici, Kuvendi rrëzon PD -në për Komisionin hetimor

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Konferenca e kryetarëve nuk pranon kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet dhe zëvendësimet në polici.

Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit deklaroi se mazhoranca kishte rrëzuar kërkesën. Sipas Palokës ky veprim tregon qartazi se qeveria është jo vetëm e kapur nga krimi, por po drejtohet nga krimi
"Ne kemi denoncuar lidhjet e policisë me biznesmenin dhe nuk ka asnjë reagim. Bëhen hartime mediokre dhe sulme ndaj opozitës ndërkohë që qytetarët presin të dijnë të vërtetën. Në hartimet e Tahirit akuzohet opozita se dashka të bëjë pis policinë e shtetit. Ne nuk po bëjmë gjë tjetër por po ruajmë policinë të mos bëhet pis. I kërkojmë të bëjë transparencë një orë e më parë për emërimin e Ushtarit të Zanit të dhe shefin e komisariatit të policisë së Durrësit, dhe lidhjet që ai ka me Ilir Karçinin biznesmenin e dyshuar për urdhrin ndaj vrasësit me pagesë. Jemi të shqetësuar për të gjitha këto ngjarje"- tha Paloka.
Ndërkohë Ilirjan Celibashi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se komisioni nuk mund të ngrihej pasi do të kishte mbivendosje të kompetencave.
"Ngritja e këtyre komisioneve duhet të respektojë kërkesat e Kushtetutës dhe vendimet e gjykatës Kushtetuese. Kjo kërkesë nuk ishte e bazuar pasi krijon mbivendosjen e kompetencave. Çështja e emërimeve dhe shkarkimeve në policinë e shtetit pakica i ka bërë objekt të shqyrtimit nga Prokuroria dhe instituticone të tjera që kanë kompetencën për t'i shqyrtuar dhe personat e tjerë i kanë dorëzuar në gjykatë. Sa kohë që këto do shqyrtohen nga gjykata e prokuroria nuk ishte rasti të pranohen".

Share This Video


Download

  
Report form