Tiranë- Biznesmeni Lulzim Saliasi, menaxher i një kompanie të transportit urban në kryeqytet është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën "Mine Peza" pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Informacionet paraprake të Policisë së Tiranës flasin për një vetëvrasje të biznesmenit Lulzim Saliasi.
Mësohet se biznesmeni ka prerë damarët me thikë.
42-vjeçari ka lënë një letër për familjarët e tij ku i kërkonte të falur bashkëshortes por edhe dy vajzave të tij dhe i shpjegonte arsyet pse po e ndërmerrte aktin e rëndë.
Shkak i vetëvrasjes dyshohen borxhet që biznesmeni kishte marrë.
Bashkëshortja ka gjetur bashkëshortin në gjëndje të rëndë duke qenë e pamundur t'i jepet ndihma e shpjetë.