Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 70 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen "10 Korriku" në qytetin e Berat.
Viktima është Shpëtim Guga, i cili jetonte i vetëm në banesë, teksa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë ndërsa fëmijët jetonin në Itali.
Kanë qenë këta të fundit që kanë tentuar të kontaktojnë me atin në telefon prej tre ditësh, duke mos arritur të lidheni. Më pas është lajmëruar policia.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nëpërmjet një shkalle të lartë, kanë hyrë në banesë nëpërmjet dritare në katin e pestë të pallatit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berat-i-moshuari-i-vetmuar-gjendet-i-vdekur-ne-banese-pas-48-oresh