Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 32 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen 12 të Korçës. Viktima është shtetasi Denis Qirko.
Trupi i pajetë mësohet se është gjetur nga familjarët e tij të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Nga hetimet paraprake të policisë bëhet me dije se në trupin e 32 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Burimet bëjnë me dije se Qirko ishte djali i vetëm i familjes. Të njëjtat burime bëjnë thonë se ai ishte perdorues i rregullt i alkoolit dhe kohët e fundit po kurohej për ta lënë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-i-riu-gjendet-i-vdekur-ne-banese-ishte-djali-i-vetem-i-familjes