Tiranë- Biznesmeni Lulzim Saliasi, menaxher i një kompanie të transportit urban në kryeqytet është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën "Mine Peza" pranë Prokurorisë së Tiranës.
Burime policore sqarojnë se viktima në pak ditë kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash dhe dyshimet e para janë se i ka lënë ato në lojra fati.
Preu damarët
Ka qënë mëngjesi i sotëm kur familjarët e tij kanë zbritur për të pirë kafën dhe 42-vjeçari është vonuar më shumë se zakonisht për t'iu bashkuar atyre. Kjo vonesë ka rënë në sy tyrë,duke qënë se Saliasi nuk përgjigjej as në telefon. Të alarmuar ata janë ngjitur për në apartament. Kur kanë parë derën të mbyllur të alarmuar e kanë hapur me forcë.
Ka qënë gruaja e menaxherit ajo që e ka gjetur bashkëshortin në gjëndje të rëndë pasi kishte prerë damarët me thikë.
Nga hetimet e para konfirmohet se Saliasi,ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Pranë trupit të 42 vjecarit është gjetur edhe një letër,ku ai i kërkon falje për aktin dhe i lë gruas amanet dy vajzat e tyre.
Hetimet: Pak ditë më para në bixhoz
Pas kësaj ka filluar dhe një hetim për shkaqet që quan Lulzim Saliasin drejt veteflijimit.
Burime policore sqarojnë se viktima në pak ditë kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash dhe dyshimet e para janë se i ka lënë ato në lojra fati.
Kjo është pista kryesore që ka grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje, kur merrte pjesë dhe një prokuror i Tiranës.
Ndërkohë që me rëndësi do jetë dëshmia e familjarëve të 42-vjeçarit,të cilët do të zbardhin detaje të reja mbi këtë ngjarje të rëndë.