DURRES- Gruaja e një polici në qytetin e Durrësit është gjetur e vdekur sot rreth orës 13:20 në banesën e saj në lagjen Nr.7 në Durrës. Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se gruaja 47-vjecare me iniciale M. H të jetë vetëvrarë.
Report Tv mëson se gruaja ka marrë një plumb në kokë, ndërsa pranë trupit është gjetur edhe një armë, me të cilën dyshohet t?i ketë dhënë fund jetës. Trupi i saj është pikasur nga të afërmit, të cilët pritet të merren në pyetje nga momenti në moment.
Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se viktima është bashkëshorte e një polici që shërben në portin e Durrësit.
Informacion paraprak
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.