Një grua është konstatuar e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të saj është gjetur fëmija 9-vjeçe, i cila kishte dy ditë pa u ushqyer.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vajza është gjetur pranë nënës së saj, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Sipas të njëjtave burime, mendohet se vajza 9-vjecare me aftësi të kufizuara, kishte më shumë se 2 ditë pa ngrënë, pa pirë ujë dhe për shkak të gjendjes së saj fizike. 9 vjecarja momentalisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja ka ardhur duke u përmirësuar madje, vajza ka filluar të reagojë. Deri më tani për vogëlushen nuk është treguar asnjë interes nga familjarët e nënës së saj.
Sipas policisë gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ajo ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza në Tiranë. Bashkëshorti i gruas kishte 1 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa banorët e zonës shprehen se pas ngjarjes ajo kishte rënë në depresion dhe nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.Nga banesa e gruas kishte gjithmonë muzikë e zhurmë për shkak të vajzës së vogël që ishte e paralizuar, dhe qetësia që vinte prej dy ditësh nga banesa dhe era e rëndë që kundërmonte sapo i afroheshe derës lindën dyshimet te fqinjët, të cilët lajmëruan policinë.
Pasi hapi derën polici konstatoi trupin e pajetë të gruas të shtrirë, ndërsa fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pranë trupit të pajetë të së ëmës.