Report Tv-Behar Bajrit i gjendet në banesë arma që vrau gruan 15-vjeçare dhe Arben Tuzin

Report TV 2018-09-24

Views 1

Zbardhen të dhëna të reja nga dosja e arrestimit të Bajrajve në Shkodër dhe Tiranë. Prokuroria në orën 14:00 pritet të fillojë zhvillimin e masave të sigurisë ndaj 6 të arrestuarve të operacionit Oaz. Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV publikojnë të dhëna të reja mbi dosjen e prokurorisë.

Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është pëdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit. Ekspertimi teknik dhe balistik ka vërtetuar se pistoleta është pëdorur në dy krime.

Të dhënat tregojnë se Tuzin dhe 15 vjeçaren Fabiola Bajri, dyshohet se i ka vrarë Behar Bajri. Ka të dhëna të sakta se Bajri dhe viktima Tuzi kanë pasur një vit para vrasjes një shkëmbim zjarri mes tyre. Palët janë pajtuar me ndërhyrjen e pleqësisë duke falur njëri-tjetrin, por sërish situata është tensionuar. Vetëm pak muaj pas vrasjes së Tuzit në Shkodër me të njejtën armë është vrarë Fabiola Bajri 15 vjeçe.

Fabiola është vrarë me një plumb pas shpine gjë që tregon se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë dy plumba të tjerë janë qitur nga pistoleta dhe kanë hyrë në tavan dhe mur. Arma është gjetur në dhomën e gjumit dy metra larg viktimës.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se viktima nuk mund të qëllonte vetveten nga pas, pra në shpinë. Do ishte rast unikal vetëvrasje, thonë prokurorët. Dyshohet se ekzekutori i Fabiolës dhe Tuzit është Behar Bajri. Shumë shpejt do kërkohet ekstradimi i tij nga Hollanda. Për llogari të këtij grupi janë dokumentuar dhe disa gjobëvënie.

Fabiola Bajri, 15 vjeç është vrarë më 20 qershor 2002 Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, ndërsa në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit 'Bajri'. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form