Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të pajetë është gjetur edhe një fëmijë, i cili kishte 24 orë pa u ushqyer. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, e cila ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në murgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza.