TIRANE- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar shpërndarjen e fondit për bashkësitë fetare për vitin 2014, me qëllim mbështetjen e funksionimit sa më mirë të veprimtarisë së tyre. Për këtë vit ky fond i akorduar nga buxheti i shtetit për komunitetet fetare në Shqipëri është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe për 2014 kap vlerën 109 milionë lekë. Këto para shkojnë për mbarëvajtjen e funksionimit të bashkësive fetare.
Kështu në zbatim të Ligjit Nr. 10140, datë 15.05.2009, "Për Financimin nga Buxheti i Shtetit të Bashkësive Fetare Tradicionale që kanë Nënshkruar Marrëveshje me Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare miratoi buxhetin që i akordon 31.416.000 lekë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; 25.872.000 lekë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; 25,872,000 lekë Kishës Katolike në Shqipëri; dhe 25,740,000 lekë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Sipas njoftimit të ministrisë së Mirëqenies Sociale, "Komiteti Shtetëror për Kultet, në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është institucioni i ngarkuar për planifikimin, ndjekjen e procedurave, transferimin dhe mënyrën e përdorimit të fondeve shtetërore të planifikuara për t'iu ndarë bashkësive fetare në vendin tonë. Vlen të theksohet se, ashtu si në vitet e mëparshme, midis komuniteteve fetare ka pasur mirëkuptim për mënyrën e ndarjes së fondit, duke u ruajtur kështu ekuilibrat fetarë".
Ndërsa theksohet se "Buxheti i vitit 2014 përpiqet të harmonizojë politikat e Qeverisë dhe mundësinë që ajo ka për të financuar bashkësitë fetare, me kërkesat dhe nevojat e këtyre bashkësive".
VENDIMI I MIRATUAR NGA KESHILLI I MINISTRAVE
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT, NGA BUXHETI I VITIT 2014, PËR BASHKËSITË FETARE TRADICIONALE QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, "Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave", të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", dhe të ligjit nr.185/2013, datë 30.12.2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Masa e financimit prej 108 900 000 (njëqind e tetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, nga buxheti i shtetit i vitit 2014, i miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret sipas ndarjes së mëposhtme:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 (tridhjetë e një milionë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë, të ndarë përkatësisht:
i. 11 748 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës;
ii. 19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financ...