A1 Report - Pallati i Bashes, qeveria ul demshperblimin per banoret

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Qeveria shqiptare shtyn për katër muaj të tjerë afatin për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë-Tuneli në Vlorë. Mes të cilave është dhe ai që është quajtur si pallati i Lulzim Bashës në Vlorë. Përmes një vendimi të ditës së djeshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar që ishte afati i pagesës për shpronësimin, të vendoset afati i ri më 30 prill të këtij viti, duke e shtyrë atë me 4 muaj.

Njëherësh paralel me këtë shtyrje afati, qeveria shqiptare me vendimin e ditës së djeshme ka bërë dhe një korigjim të dëmshpërblimit për këto objekte, duke e ulur shumën me 21 750 630 lekë, përfituar nga ulja e sipërfaqes ndërtim dhe kjo e korrigjuar me 656.2 m2 ndërtim më pak, që i bie sipërfaqja mbi det të mos paguhet. Më konkretisht, qeveria ka vendosur të miratojë vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr 1015 datë 27 nëntor 2013 të Këshillit të Ministrave për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, objekte që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Fohtë-Tuneli i Bashkisë së Vlorë.

Kështu mbështetur në ligjin "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik", me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave vendosi që pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës së kompensimit për sipërfaqen e përgjithshme 7 739,8(shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë presje tetë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 441 168 600 (katërqind e dyzet e një milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) lekësh". Pikërisht këtu ka ndodhur dhe zbritja e sipërfaqes ndërtim dhe vlera e përcaktuar në vendimin e mëparshëm.

"Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh", thuhet në vendimin e nëntorit të vitit të kaluar, që përmbante siperfaqe dhe vlerë shpërblimi më të madhe.

Ndërkohë qeveria ka vendosur dje që vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 441 168 600 lekësh, të përballohet, përkatësisht, 341 168 600 lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 lekë nga fondi i kontingjencës. Ndërsa shtohet një pikë që thotë se shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekëve, të përballohen nga Bashkia Vlorë. Ndërsa është përcaktuar afati përfundimtar i shpronësimit që është 30 prilli i këtij viti, pra pas vetëm 20 ditësh, duke filluar nga dita e sotme.

Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Minis...

Share This Video


Download

  
Report form