A1 Report - Kukës, Qeveria shpejt bisedime për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës

Report TV 2015-08-21

Views 12

KUKËS- Qeveria shqiptare ka hapur dritën jeshile për rinisjen e negociatave me banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës.

Këtë fakt e ka pohuar prefekti i qarkut të Kukësit, Ramë Hoxha, i cili thotë se në tryezën e bisedimeve do të ulen të gjitha palët e përfshira, për të gjetur një zgjidhje konkrete, por pa lënë pas dore edhe verifikimin e të gjitha familjeve që janë trajtuar me truall apo kredi, nga qeveritë e kaluara.

Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.

Nga llogaritjet e bëra janë përmbytur më shumë se 3 500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.

Share This Video


Download

  
Report form