Qeveria Shqiptare i ka dorëzuar 6 lejet e para të legalizimit komuniteteve fetare në Shkodër. 4 leje për Kishën Katolike dhe 2 për myftininë, janë sinjali i parë i dhënë nga ?Aluizni? për përmbylljen sa më parë të këtij procesi me objektet e kultit.
Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame zgjodhi t?ua dorëzojë personalisht këto leje, arqipeshkëvit imzot Angelo Massafra dhe myftisë imam Muhamed Sytari.
?E keqja është se shteti shqiptar, i një çerek shekulli, ka bërë që edhe komunitetet fetare të detyrohen të ndërtojnë pa leje. Të mbyllim një faqe turp të historisë së shteti shqiptar?, shprehet Lame.
Imzot Angjelo Massafra kërkoi që të shihen me prioritet familjet e varfra ndersa e quajti të padrejtë vendimin e qeverisë për bllokimin e ndërtimeve.
Imam Muhamed Sytari, tha se prej shume vitesh ky proces ka qenë mjaft problematik, për komunitetet fetare.
Vetëm në qarkun e Shkodrës janë 60 dosje të dorëzuara nga komuniteti mysliman për marrjen e pronësisë së objekteve të kultit.