A1 Report - OSBE jep alarmin: Shqipëria ka rrezik rrjedhje të lëndëve kimike

Report TV 2015-08-21

Views 0

Në raportin e saj për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e prezencës për periudhën shtator 2012-tetor 2013, OSBE ka lëshuar alarmin se edhe Shqipëria ka rrezik potencial për ndonjë rrjedhje kimike aksidentale, për shkak të rreth 90 tonëve municion të tepërt.

Gjatë raportit të prezantuar në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë, Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig vuri në dukje se 80 tonë lëndë të dëmshme, ruhen ende në kushte të papërshtatshme. Sipas raportit, falë pajisjeve të siguruara nga Prezenca përmes një projekti jashtëbuxhetor, proceset përçmontimin e municionit tani mund të ecin në vijimësi.

"Për më tepër, ka nisur faza e parë e një projekti për asgjësimin e të gjitha stoqeve të lëndëve kimike në repartet ushtarake. Në çështjet ushtarake, Prezenca ka nxitur një qasje rajonale ndaj procesit të çmilitarizimit duke kërkuar bashkëpunim me Misionet e OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi; duke mbështetur pjesëmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në takime rajonale; dhe duke shfrytëzuar kanalet institucionale rajonale", vë në dukje raporti.

Share This Video


Download

  
Report form