A1 Report - Feja, Nishani: Bektashizmi model frymezimi per harmonine fetare

Report TV 2015-08-22

Views 5

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë të enjten në Simpoziumin Ndërkombëtar "Roli i Bektashizmit në ndërtimin e Dialogut Ndërfetar në Ballkan.

Duke vlerësuar faktin se bektashizmi në Shqipëri ka luajtur rol të rëndësishëm në paqen dhe harmoninë e besimeve fetare, Presidenti Nishani pohoi rolin e Sari Salltik, Dervishi qe mblodhi rreth vetes mjaft nxënës të cilët në viset ballkanike me predikimin e tyre, përhapen parimet e vëllazërisë mes racave, besimin mes etnive të ndryshme.

Po ashtu Presidenti Nishani theksoi se: "në Shqipëri, teqetë ndihmuan në ndikimin e paqës dhe qetësisë shpirtërore. Në Shqipëri, ka bektashinj që në shekujt e parë të përhapjes së këtij besimi, si poetët Nezir Fratari dhe Hasan Sulo Kamberi, që do të bënin epokë në historinë e bektashizmit".

"Pas tyre nuk mund të lëmë pa përmendur një gjeneratë të tërë bektashinjsh të familjes Frashëri, që i dhanë Atdheut kontribute të gjithanshme që nga veprat e letërsisë së shquar të Naimit, manifestin e rilindjes në emër të Samiut, shembullin e madh nën emrin e Abdylit dhe Mit'hatit, në zhvillimin dhe konsolidimin e Shtetit Shqiptar, tha Presidenti

"Pas, 22 marsit 1992, bektashizmi u ringjall edhe gjatë këtyre dy dekadave ne shikuam bektashitë të ringjallen rreth vatrave të tyre në Kolonjë, Krujë, Berat Skrapar, Tropojë, Tetovë për të çliruar energji pozitive nën shembullin e Reshat Bardhit, që i drejtoi qytetarët me mirësi dhe urtësi, vite që i shërbyen paqes dhe tolerancës fetare", cilësoi ai duke shtuar se "i gjithë ky rrugëtim, ka bërë qe sot bektashizmi të studiohet dhe po shërben si vlerë, kur ekstremizmi dhe fundamentalizmi në Botë po rritët", tha presidenti Bujar Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form