A1 Report - AKIP për lëndët kimike: Qeveria shqiptare të deklarohet publikisht

Report TV 2015-08-21

Views 1

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kërkuar sot që qeveria shqiptare të prononcohet publikisht në lidhje me shkrimet e mediave ndërkombëtare për sjelljen e lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Gjatë një konference për median të mbajtur në sheshin "Frederik Shopen", kjo aleancë ka bërë të ditur se, "lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme mediatike ndërkombëtare, të cilët kanë rradhitur Shqipërinë dhe disa vende të tjerë si kandidatë që mund të marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, sic janë edhe gazrat helmues si Sarina apo gazi Mustarde".

"Po njihemi dita ditës se pothuaj e gjithë lista e vendeve kandidate është duke u shprehur kundër importit të këtyre helmeve, duke e lënë Shqipërinë pothuajse të vetme në listë, për arsye se qeveria jonë ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndonjë qendrim zyrtar. Kjo rrethanë bën që të forcohet natyrshëm dyshimi se Shqipëria mund ta marrë përsipër këtë operacion", thuhet në deklaratën e AKIP.

Sipas anëtarë të kësaj lëvizjeje, "gjitchcka po ndodh në një kohë kur vendi ynë po aplikon masa kufizuese të operacioneve të këtij karakteri, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për të menaxhuar lëndë të çfarëdo lloji".

Share This Video


Download

  
Report form