A1 Report - Siri, OPCW konfirmon shkatërrimin e fabrikave të armëve kimike

Report TV 2015-08-21

Views 0

SIRI - Organizata per Ndalimin e Armëve Kimike, deklaroi në një dokument ditën e enjte se Siria ka kompletuar shkatërrimin e pajisjeve të krijimit të armëve kimike. Tashmë fabrikat për mbushjen e armëve me lëndë kimike nuk do të mund të prodhojnë më armë të tjera.
Organizata shtoi se ekipet e saj kanë inspektuar 21 nga 23 zonat e prodhimit të armëve kimike nëpër Siri. Dy vendet e mbetura ishin shumë të rrezikshme për t'u inspektuar dhe pajisjet kimike ishin lëvizur që më parë në vende të tjera të cilat ekspertët i kishin kontrolluar.
Në bazë të marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Rusisë, Siria kishte kohë deri më 1 nëntor për të nxjerrë jashtë funksionimit, të gjitha fabrikat e prodhimit të armëve kimike. Ndërkohë deri në mes të vitit 2014, të gjitha armët kimike që gjenden në Siri duhet të shkatërrohën.
SHBA dhe aleatët e saj akuzuan Presidentin sirian Bashar Al Assad se ka përdorur armë kimike, por ai vetë ia kaloi fajin rebelëve për përdorimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form