A1 Report - Armët kimike, Pas JO-së së Shqipërisë, OPCW zihet ngushtë

Report TV 2015-08-21

Views 1

HAGE- Pas refuzimit të Shqipërisë për t'u bërë vendi ku do të shkatërroheshin armët kimike, ngrihet dilema se ku do të ndodhë ky proces? Mediat ndërkombëtare komentojnë refuzimin e Shqipërisë, ndërkohë që SHBA thotë se e vlerësojmë faktin që Shqipëria e konsideroi serizisht mundësinë për tu përfshirë ne proces dhe se ka një numër vendesh më të cilët komuniteti ndërkombëtar po bisedon, dhe çdo vend duhet të vendosë si mund të ndihmojë dhe asistojë në proces.

"Misioni i shkatërrimit të armëve dhe lëndëve kimike u godit rëndë dje kur Shqipëria refuzoi të jetë pjesë e këtij operacioni. Refuzimi surprizë nga vendi i vogël dhe i varfër i Ballkanit la të hapur pyetjen se ku do të dërgohet arsenali i Sirisë, gati 1,300 ton, e cila përfshin gaz mustarde dhe Sarin, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike? - shkruan Agjencia e lajmeve Associated Press.

Share This Video


Download

  
Report form