TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sërish akuzat ndaj qeverisë për shtyrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE.
Gjatë një deklarate për mediat Basha tha se kryeministri Rama dështoi nga "mendjelehtësia" me çështjen e armëve kimike, dështoi dhe me integrimin në BE, dhe se duhet të reflektonte dhe t'i jepte një përgjigje të drejtë shqiptarëve lidhur me refuzimin e statusit.
Kreu i PD, tha se Rama po vepron në të njëjtën mënyrë siç ndodhi për armët kimike, ndërsa theksoi se "qeveria e kaluar e kishte lënë statusin gati, ndërsa me qeverisjen e Ramës për 3 muaj, kjo mundësi humbi".
"Qeveria shqiptare dhe kreu i saj nuk kanë asgjë për t'u korrigjuar, edhe pse statusin e bërë gati nga qeveria paraardhëse, e bënë me hije, derisa brenda 3 muajve e rrezikuan.
Mbrëmë kryministri Rama duhet të reflektonte. Por asgjë të tillë nuk dëgjuan shqiptarët nga dalja e kreut të qevbrisë lidhur me refuzimin e statusit.
E njëjta lehtësi, kokëfortëvsi, si me armët kimike. Megalomania që drjeton punët e vogla ëtë qevberisë së tij të madhe, duke i marrë frymën vendit, dhe duke e çuar drejt asfiksmit ekonomik. Nuk ka kuptuar asgjë nga e KE, keq ta ketë nga paaftësia, e keq nga kokëfortësia. Një vit e humbën statusin nga Rama në opozitë, e 6 muaj e humbëm dje nga Rama kryeministër. Kryeministri i ri sheh qimen në syrin e të tjerëve, e nuk sheh traun në syrin e tij, dhe nga kjo nuip asgjë e mirë shqipatrët. Shqiptarët janë pro Europës, ashtu është edhe opozita. Të gjitha këto kanë rëndësi të madhe, pro nuk mjaftojnë nëse qeveria e tij nuk qeveris në detyrë me përgjegjësi nga A te ZH", tha Basha.
Basha tha se edhe për 6 muajt e ardhshëm Shqipërinë e presin sfida të mëdha për të plotësuar standardet në kuadër të integrimit, ndërsa vijoi sulmet nga kryministri Rama. Sipas Bashës, standardet e qeverisë Rama-Meta nuk janë në përputhje me ato të BE-së, çka pengon edhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
"Qeveria nuk kalon klasën nëse nuk e kalon kryeministri dhe qeveria e tij. Vetëm Rama nuk ka kuptuar se shtyrja është edhe nga vendet mike që na ka dhënë kohë. Standardet e tij nuk janë ato të Europës, qeverisja e tij nuk është demokratike.
Standardi i europës është zbatimi i ligjit, ndërsa standardi i Ramës, është "ligji jam unë". Rama sulmon institucionet e pavarura, ka bërë largime politike nga puna. Standardi i qeverisë Rama-Meta është blerja e votës. Standardi i Europës ëhstë transparenca dhe përgjegjësia, ndërsai i Ramës është arroganca dhe papërgjegjshmëria.
Standardi i Ramës është nxerrja e inateve meskine personale me mjetet e shtetit. Me leximin e gabuar të vendimit të KE, Rama hoqi me duart e veta edhe një shkallare në rrugën që ka marrë. PD do bëjë gjithçka për të mos lejuar që të marrë me vete edhe integrimin europian në rrokullimin e tij", tha Basha.
Në fund të fjalës së tij, kreu i PD i bëri thirrje kreu të ezkekutivit që të reflektojë, pasi "kjo është një kohë e çuar dëm nga arroganca dhe papërgjegjeshmëri...