TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane.
Në një dalje publike, (siç ishte paralajmëruar ora 17:00) nga kryeministria, jashtë së cilës protestuan pa u ndalur , për mëse 24 orë qindra të rinj e të reja, (Lexoni per protestat ore pas ore ) Rama i ktheu përgjigje popullit, aleatëve por dhe partnerëve ndërkombëtarë se "Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion"
"Unë nuk do t'ju tradhëtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cënonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj....Por dëgjojeni me vëmendje, as unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës suaj dhe as ma ka kërkuar kush që ta bëj një gjë të tillë për çështjen në fjalë."- tha Rama.