TIRANË - Nxënësit e shkollës së mesme 'Asim Vokshi' në kryeqytet kanë braktisur mësimin dhe i'u bashkuan protestët së qytetarëve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përpara Kryeministrisë. "Marshimi"' i nxënësve ishte i vendosur duke thirrur "JO armëve kimike". Protesta e cila zhvillohet prej 4 ditësh mori përmasa të mëdha ditën e djeshme, ku morën pjesë edhe studentë e nxënës, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.