A1 Report - Armët kimike, në Shqipëri vijnë me 40 kamionë të blinduar

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- Armët kimike siriane nëse do vijnë për t'u asgjësuar në Shqipëri do të nisen nga porti sirian i Lantakias. Burimet diplomatike bëjnë me dije se qeveria siriane për arësye sigurie që ka kërkuar arsenalin e armëve kimike, të vendosur për t'u asgjësuar sipas vendimit të OKB dhe me kërkesë të Rusisë, ta transportojë me 40 kamionë të rëndë dhe të mëdhenj me një kapacitet prej 40 tonësh secili, nga baza ushtarake kimike e deri në Mjekës të Elbasanit. Mësohet se qeveria siriane ka kërkuar që gjithë arsenali kimik, afërsisht 1600 tonë të jetë në këto 40 kamionë, i dyllosur dhe përmes mjeteve lundruese në aeroportin sirian të Latakias të mbërrijnë në portin shqiptar të Durrësit. E po me këto kamionë ushtarakë me kapacitet dhe siguri të lartë të mbërrijnë në bazën e demontimit në Mjekës të Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije se qeveria siriane, e mbështetur dhe nga të angazhuarit kryesorë për largimin e këtyre armëve kimike, ka kërkuar me insistim që për arësye sigurie e një udhëtim të garantuar të këtyre armëve kimike nga Siria në Shqipëri apo në kudo vend tjetër ku të vendoset, të 40 kamionët e rëndë me 1600 tonë armë kimike, të jenë të pajisur me pajisje zhurmimi, dhe zhdukje të sinjaleve që lëshojnë në raste të tilla armët kimike, për të shmangur ndonjë goditje të mundshme raketore të terrorizmit ndërkombëtar. Pikërisht një masë e tillë sqarojnë burimet diplomatike është e nevojshme për të evituar të gjitha rreziqet që mund të shkaktojnë ndonjë angazhim i mundshëm i terroristëve ndërkombëtarë në momentin kur armët kimike të dyllosura në kontenierët e 40 kamionëve të mëdhenj përmes transportit detar të udhëtojnë pa asnjë problem nga porti sirian i Lantakias në drejtim të Durrësit apo destinacionit tjetër të mundshëm të përcaktuar deri më 15 nëntor nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form