TIRANË - Qeveria Italiane do te financoje 265 mijë euro për ngritjen e Qendrës se shërbimeve publike. Një projekt ky i nisur nga qeveria dhe PNUD. Projekti përqendrohet ne ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Qeveria italiane i bashkohet PNUD ne projektin për ndërtimin e qendrës së shërbimeve të integruara në Shqipëri. Sot u nënshkrua marrëveshja mes drejtoreshës së PNUD në Tiranë, Zineb Touimi-Benjelloun dhe ambasadori italian Massimo Gaiani ku e pranishme ishte edhe ministrja e Inovacionit Milena Harito.
Ky projekt synon ndërtimin e një qendre që do të mbledhë të gjitha shërbimet e administratës shtetërore në një pike të vetme. Financimi i qeverisë italiane përmes PNUD-it arrin vlerën 265.000 euro. PNUD-i ka dhënë gjithashtu edhe një financim tjetër në vlerën 140.000 USD.
"Ofrimi i shërbimeve me në qendër qytetarin" që është edhe lajtmotivi dhe qasja e qeverisë në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe llogaridhënies në shërbimet publike."- u shpreh ambasadori italian Massimo Gaiani.
Projekti përqendrohet në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në këtë fushë.
- See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/qeveria-italiane-265-mije-euro-per-ngritjen-e-sherbimeve-te-integruara-304560.html#sthash.uFwkLlhW.dpuf