A1 Report - Program binjakezimi me maturantët italiane, perfitojnë 57 mije nxenes

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE - 50 nxënës të liceut "Orazio Flacco" të Barit kanë mbërritur këtë të hënë në Tiranë për të takuar bashkëmoshatarët e "Ismail Qemali", me të cilët janë binjakëzuar. Të rinjtë janë pjesë e projektit të shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë -- "Vetëm Deti mes Nesh" dhe ndryshe nga sa ndodh me të rriturit ata nuk shikojnë diferenca mes dy brigjeve të Adriatikut.

"Shkolla jonë dhe drejtori i shkollës zgjodhën për të qenë këtu si një sfidë ndaj paragjykimeve ndaj popujve të tjerw apo kulturave të tjera . Zgjodhëm Shqipërinë sepse është vetëm deti mes nesh dhe distanca është kaq e vogël sa thuajse nuk ekziston fare" shprehet një nga maturantet e "Orazio Flacco", Carlotta Tucci.

Njohja mes të rinjve ka ndodhur në mënyrë virtuale, që nga janari i 2014, përmes rrjeteve sociale të krijuar posaçërisht nga Shoqata "ITAL" për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të këtij shkëmbimi ndërkulturor. Ambasada italiane në Tiranë e cila ka mbështetur këtë aktivitet të zhvilluar, ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë projektet e gjimnazeve dygjuhësh.

"Ideja lindi tre vjet më parë në mënyrë që gjeneratat e reja të njihen me vendin tuaj, pasi kur gjeneratat e reja njihen mes tyre rrëzohen shumë barriera dhe hipokrizi. Falë këtij projekt, sot kanë ardhur në Tiranë 50 gjimnazistë. E kuptoj që 50 gjimnazistë është një delegacion i vogël, për është një gjë shumë e rëëndësishme, pasi për herë të parë vijnë në Shqipëri të gjithë këta nxënës së bashku." tha Presidenti i shoqatës "ITAL", Antonio de Cicco

"Këtë vit italishtja do të jetë provim mature te gjimnazi Ismail Qemali dhe ne do të vazhdojmë të mbështetsim projektet dygjuhëshe në të gjithë vendin . Ambasada italiane ofron mbështetjen financiare të mësuesve dhe mjeteve mësimore që duhen për të mësuar gjuhën italiane në shkollat bilinguale pasi duam të promovojmë gjuhën dhe kulturën italiane duke synuar një shkëmbimin kulturor me dy vendeve tona". u shpreh përfaqësuesja e Ambasadës Italiane, Monica Gozzini Turelli

Aktualisht në vendin tonë janë 57 mijë nxënës të cilët përfitojnë nga projekti i klasave dygjuhëvshe shqip-italisht, të cilët i bëjnë gjysmat e lëndëve në italisht dhe diploma që ata marrin njihet edhe në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form