A1 Report - Kiev, Parlamenti:Do te luftojme per lirimin e Krimese

Report TV 2015-08-21

Views 0

KIEV- Procedurat ligjore për hyrjen e Krimesë dhe Sebastopolit në Rusi, do të kompletohen brenda kësaj jave. Kjo është ajo çka ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Gjithashtu, Agjencia shtetërore ruse 'Ria-Novosti', bën të ditur se Rusia ka nisur lëshimin e pasaportave ruse në Krime, pas aneksimit të gadishullit ukrainas në vend.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Barack Obama, ka përjashtuar një ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, duke thënë se impenjimi ushtarak kundër Rusisë, nuk do të ishte i përshtatshëm. Obama theksoi se ajo çka do përpiqen të bëjnë është mobilizimi i të gjitha burimeve diplomatike për të siguruar një koalicion ndërkombëtar të fortë. Kjo, sipas tij, duhet të realizohet për të dërguar një mesazh të qartë, për faktin se Ukraina duhet të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

Ndërkohë, Kievi ka deklaruar se nuk do e njohë aneksimin e Krimesë në Rusi dhe do të `luftojnë` për `lirimin` e gadishullit në Detin e Zi. Kjo është ajo çka thuhet në një deklaratë të aprovuar ditën e sotme nga Parlamenti ukrainas, pas një iniciative të presidentit të përkohshëm të Ukrainës Olexandr Turchynov. Në këtë deklaratë thuhet se Ukraina nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për lirimin e Krimesë edhe pse kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e dhimbshme.

Share This Video


Download

  
Report form