A1 Report - Hapet Posta e Policise ne Livadhja Tahiri: Do te luftojme krimin

Report TV 2015-08-22

Views 0

SARANDE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kanë inauguruar këtë të diel hapjen e postës së Policisë në komunën Livadhja të Sarandës.

Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri duke ju drejtuar banorëve të zonës u shpreh se "Ju e dini fort mirë që nuk është policia e vetme ajo që garanton rendin por janë qytetarët, jeni ju, janë institucionet në tërësi dhe sigurisht policia në krye të tyre. Në qoftë se nuk bëhemi të gjithë bashkë, sfida për të garantuar rendin publik dhe sigurinë tonë bëhet gjithmonë e më e vështirë".

E teksa prej vitesh në zonat e thella të jugut ka munguar shërbimi i Postës Policore, kjo është posta e dytë që hapet brenda 24 orëve ku një e tillë u hap një ditë më parë në komunën e Dropullit.

Nga ana e tij kreu i komunës Livadhja e vlerësoi si tepër të rëndësishëm praninë e forcave policore në zonë, pasi sipas tij për qytetarët ndër vite vjedhjet ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form