A1 Report - Francë, Tahiri me homologun Valls diskutime për azilantët dhe krimin

Report TV 2015-08-21

Views 1

PARIS - Integrimi europian i Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çështjet e azilkërkuesve e sigurisht lufta ndaj kriminalitetit dhe forcimi i bashkëpunimit policor kanë qenë temat kryesore të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar me homologun e tij francez, Manuel Valls, Ministri i Brendshëm të Francës.

Gjatë kësaj vizite, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të të huajve në Ministrinë e Brendshme franceze, Luc Derepas me të cilin ka ndarë më në detaje informacione lidhur me planin integral lidhur me trajtimin e çështjes së azilkërkuesve në të dyja vendet. Nga ana e tij, Derepas është shprehur shumë i kënaqur për seriozitetin me të cilin po e trajton Ministria e Brendshme shqiptare këtë problem.

Share This Video


Download

  
Report form