Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme, kanë nëshkruar në memorandum bashkëpunimi mes tyre. Marrëveshja është firmosur mesditën e sotme mes ministrit, Sajmir Tahiri, kreut të SHISH, Visho Ajazi dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Memorandumi i bashkëpunimit ka në fokus të tij, bashkërendimin e punës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të ndryshme. Disa javë më parë, u bë dhe një takim mes tyre.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, me këtë memorandum rritet besimi i publikut.
"Lufta kundër paligjshmërisë dhe për të rritur besimin e publikut. Ne së bashku të tre institucionet, kemi menduar që një momerandum bashkëpunimi do forconte lidhje institucionale, brenda kuadrit ekzistues dhe për të shënuar një moment të ri në luftën ndaj krimit. Vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, mund të mbetet në letër, nëse nuk kthehet në rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit etj", tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.