A1 Report - 101-vjet Polici Shtet,Tahiri: Te vendosur te luftojme krimin e paligjshmerine

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Policia e Shtetit feston sot 101-vjetorin e krijimit të saj. Duke falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në formimin dhe konsolidimin e policisë shqiptare në 101 vite, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se përpara shtrohen sfida të mëdha sa i takon rritjes së sigurisë dhe rikthimit të Policisë së Shtetit në krye të detyrës. Tahiri tha se qeveria shqiptare është e vendosur në luftën ndaj krimit dhe çdo formë paligjshmërie.

"Është një ditë e shënuar për Policinë e Shtetit dhe vendin. Të kthesh kokën pas, besoj se nuk ka njeri që nuk dallon se arritjet e Policisë së Shtetit janë të mëdha në luftën ndaj paligjshmërisë. Sfidat që kemi përpara janë shumë më shumë se gjithçka kemi arritur deri sot. Nuk mund të mos falenderoj sot të gjitha ata që në të gjitha hapat në këto 101 vite të Policisë së Shtetit nuk janë kursyer ne kontributin e tyre. Jemi të vendosur në luftën ndaj paligjshmërisë.

Dua të siguroj çdo punonjës policie se beteja jonë përballë paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sfida të shumta, por dua t'i inkurajoj për respektim të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Qytetarët meritojnë rikthimin e policisë në krye të detyrës, zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit.

Nga njëra anë kriminaliteti është masiv, dhe tendenca për paligjshmëri është e lartë, dhe nga ana tjetër nevojitet forcimi i Policisë së Shtetit, dhe përgatitja për t'u përballur me të", u shpreh ministri Tahiri.
Artan Didi drejtor i Policisë së Shtetit, tha se kjo është një datë historike dhe eveniment i rëndësishëm për Policinë shqiptare dhe historinë e vendit tonë.

Gjatë aktivitetit u mbajt një minute heshtje për policët e rënë në krye të detyrës.

Share This Video


Download

  
Report form