Report TV - Qeveria strategji për mbrojtjen sociale Klosi: Të vendosur për shtet social

Report TV 2016-05-14

Views 1

Qeveria shqiptare është e vendosur për krijimin e një shteti social.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi në prezantimin e kësaj strategjie në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ku u bë një panair i shërbimeve në familje.

Sipas Klosit, me ardhjen në pushtet të qeverisjes së majtë, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash si reforma e ndihmës ekonomike.
Klosi ka shtuar se tashmë kjo pagesë është reformuar dhe institucionet kanë nisur të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të familjes, fëmijëve, grupeve në nevojë, ndërkohë që sfidë mbetet edhe nxitja e punësimeve pasi qeveria i ka shpallur luftë papunësisë.

Share This Video


Download

  
Report form