http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Turizmit ka gati një platformë të re për promovimin e turizmit. Për strategjinë e zhvillimit deri në vitin 2023 ministri Blendi Klosi, ka prezantuar projektin e dixhitalizimit të shërbimeve që ofron Shqipëria.Ne kemi mundësinë sot të lançojmë një projekt të ri, një projekt shumë ambicioz, që do të ndërtojë për herë të parë të një baze të dhënash dhe të një qendre të informacionit virtual përsa i përket të gjitha pasurive, jo vetëm klasike që njihen për Shqipërinë, Malin e zi dhe Rajonin e Pulias, por të kemi mundësinë që të jetë më shumë se kaq; të jetë një informacioni i detajuar, dixhital, lehtësisht i aksesueshëm, i lexueshëm në të 3 gjuhët e vendeve tona por natyrisht të jetë i prekshëm nga të gjithë përsa i përket pasurive të zonave tona të mbrojtura, hapësirat e pafundme që ne kemi për të zhvilluar turizmin jo vetëm të detit, por edhe në hapësirat tona të trashëgimisë kulturoreStrategjia parashikon qartë 2 rrugë të reja që lidhen me hapjen e Shqipërisë si pjesë e një rrjeti të përbashkët turistik të vendeve të rajonit.