Ka nisur në Kukës përpara Drejtorisë së Policisë, protesta e paralajmëruar për herët, për lirimin e 11 të arrestuarve për aktet vandale në ?Rrugën e Kombit? të shtunën e kaluar. Në protestë marrin pjesë qytetarë kuksiane si dhe të afërm të të arrestuarve.
11 personat e ndaluar nga policia si autorë të dhunës ndaj efektivëve të cilët u qëlluan me gurë dhe sende të forta, si dhe djegies së sporteve të koncesionarit në ?Rrugën e Kombit? u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës një ditë më parë. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e të arrestuarve si dhe me thirrje kundër qeverisë.
Ndaj tyre rëndojnë katër akuza kundërshtim dhe ushtrim dhune ndaj forcave të policisë, shkatërrim të pronës publike si dhe tubim për tubim të paligjshëm.