TIRANË - Siguria në rrugë dhe rritja e saj ka bërë që Ministria e Brendshme, ajo e Transportit dhe institucione të tjera të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi. Mbrëmjen e sotme, në ambientet e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është firmosur marrëveshja mes saj, Ministrisë së Brendshme dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Duke folur në firmosjen e kësaj marrëveshjeje, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se qeveria po merr të gjitha masat që të parandalojë aksidentet, ndërsa shtoi se kjo marrëveshje do të prodhojë dhe fonde për të përmirësuar situatën rrugore në teknologji.
"Kjo marrëveshje sanksionon partneritetin mes qeverisë dhe operatorëve privatë, një sipërmarrje që fillimisht është shoqërore" - pohoi Ministri i Brendshëm.
"Kemi planifikuar një marrëveshje që, një përqindje e caktuar e të ardhurave të kompanive të, shfrytëzohet nga Ministria Brendshme, e Transporteve, si dhe nga Policia, në teknologjinë e policimit në rrugë dhe në teknologji të reja. Kjo sepse ne besojmë se këto masa do ulin aksidentet" - deklaroi Tahiri.
"Në 5 muaj kemi shpëtuar 25 jetë njerëzish dhe kemi vendosur mijëra gjoba ndaj drejtuesëve që kanë shkelur ligjin. Do të nisim një fushatë të plotë sensibilizimi që do të adresojë jo vetëm përdoruesit e makinave por dhe qytetarët e thjeshtë këmbësorë"- u shpreh Ministri Tahiri.
Nga ana tjetër,në fjalën e tij, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se parandalimi nëpërmjet bashkëpuinimit jo vetëm që do të ulë kostot jetësore por gjithashtu dhe kostot fizike dhe materiale.
"Shpreh dhe unë vlerësimin tim për këtë marrëveshje sepse së pari kontribuon drejtpërdrejt në investimet që i duhen sistemit dhe rritjes së standarteve të qarkullimit rrugor.
Së dyti shtron shumë qartë dimensionin e aktorëve dhe bashkëpunimit të tyre . Element shumë i rëndësishëm është, që kjo marrëveshje do të ndikojë në krijimin e një frymë më të qartë në zbatueshmërinë e ligjit. Nga ana tjetër duke ulur numrin e aksidenteve ne ulim dhe kostot fizike që shkaktojnë dëmtimet që vijnë nga aksidentet."-tha Ministri Haxhinasto.
Gjithashtu Edmond Haxhinasto shtoi
"Si vlerësim të fundit do të thoja që nëpërmjet kësaj marrëveshje do të realizohet sigurimi i të gjithë përdoruesve të automjeteve, përpara regjistrimit të automjeteve në sistemin tonë nëpër drejtoritë e shërbimeve të transportit . Kjo sigurisht do të ketë një rritje të rregullsisë edhe vetë procesit të koluadimit të automjeteve, procesit të regjistrimit të automjeteve duke e stabilizuar sistemin tonë të transportit duke e sjellur atë në parametra shumë të lartë, në parametra europiane."- ka pohuar Ministri i Transportit.
Qëllimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar nga ministrat, Sajmir Tahiri, Edmond Haxhinasto është bashkërendimi i veprimtarisë së këtyre institucioneve, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare...