TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me përfaqësues të grupeve të interesit të transportit ndërqytetas dhe rreth qytetas të pasagjerëve si dhe atyre të autoveturave 8+1 për të rregulluar tregun e transportit publik.
Ministri Haxhinasto vlerëson se situata është anarkike ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vlerësoi se nuk do të negociohet me sigurinë e qyetarëve
Situata nuk është aspak e këndshme por shumë anarkike. Kemi një sistem të tërë ligjor nga disa respektohet por nga disa jo sepse trajtohet si i papërshtatshëm."- vlerësoi Haxhinasto.
"Ky problem po politizohet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe kostoja shkon tek qytetarët e thjeshtë dhe jo tek ato që udhëtojnë me benz të fundit. Janë të licensuara si taksi 4+1, sot 1590 mjete. Autovetura taksi midis 4+1 dhe më pak se 8+1 (kategoria që quhet furgona) janë të regjistruar si taksi gati 2000 të tilla. Bashkitë tona japin më shumë licenca për autovetura mbi 4+1 (furgona) sesa për autoveturat normale taksi. Këtu fillon shkelja dhe çoroditja e sistemit"- tha Haxhinasto.