A1 Report - Kredite me probleme rane me 23.3% ne fund te 2013-s

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Në fund të Dhjetorit 2013 kreditë me probleme ranë në nivelin më të ulët prej një viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shkalla e kredive me probleme ra në 23.3%, nga 24.3% që kishte qenë në nëntor.

Që nga viti 2008, kur nisi edhe rritja e shkallës së kredive me probleme, kjo është hera e parë kur këto hua ulen me një pikë përqindje brenda një muaji dhe kjo është një shenjë e mirë për një stabilizim dhe ulje graduale të këtij treguesi gjatë vitit 2014.

Ulja erdhi sidomos nga rënia e kredive problematike në kategorinë "nënstandarde", që përfshin ato kredi me vonesë në kthim mbi 90 ditë.

Kjo tregon se gjatë dhjetorit më pak hua kanë hyrë në klasat e kredive me vonesë. Një ndikim pozitiv mund ta ketë edhe rritja e portofolit total gjatë muajit dhjetor me rreth 7 miliardë lekë, çka ka ndikuar në rënien e peshës së kredive problematike. Ndërkohë, as në muajin dhjetor nuk duket të ketë pasur zhvillime në drejtim të fshirjes së kredive të humbura. Kreditë e humbura u rritën në 11.5 %, nga 11.3% që ishin në nëntor.

Rënia e kredive me probleme u shoqërua me përmirësim të ndjeshëm të rezultatit financiar të sistemit bankar. Në mënyrë të papritur, sistemi bankar arriti të përmbysë rezultatin negative të 9-mujorit dhe e mbylli vitin me një fitim prej 6.6 miliardë lekësh.

Kthesa në rezultatin financiar erdhi nga ulja e shpenzimeve për provigjionimin e kredive të këqija, por edhe nga rritja e të ardhurave neto nga interesat. Veçanërisht në muajt e fundit të vitit, bankat kanë ulur në mënyrë drastike interesat e depozitave, faktor që ka rezultuar i rëndësishëm për të arritur një rezultat financiar pozitiv.

Share This Video


Download

  
Report form