TIRANE- Janë përkujtuar me lule e lot, sërish këtë vit 4 demonstruesit e vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011.
Ky përvjetor gjen opozitën e atëhershme në pushtet, dhe kryeministri Edi Rama duke mbajtur një fjalim para familjarëve të viktimave, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u shpreh se "pa u vendosur drejtësi, asgjë s'do të ndryshojë për familjarët e të vrarëve të 21 janarit".
Nga ambientet e brendshme të Kryeministrit, shefi i Qeverisë Edi Rama, tha se sot populli nuk është më peng i votës së vjedhur dhe i pushtetit qe i grabiti.Ai ka theksuar se një nga objektivat e qeverisë është t'i japë kuptimin e plotë fjalës drejtësi
"Një nga gjërat që nuk ka ndryshuar për Shqipërinë në mes të Europës, në rrugë drejt BE, është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Mes organeve të drejtësisë dhe të kapurve me presh në duar, me një sistem drejtësia që jo vetëm Shqipëria dhe bota e sheh si një kërcënim për demokracinë. Kjo gjë duhet ndryshuar shpejt, refroma e drejtësisë do t'i japë zgjidhje kësaj situate. "- tha kryeministri.
Rama tha se me qeverinë e re ka ndryshuar edhe mënyra e të protestuarit, të cilët nuk kanë frikë të mbajnë qendrimin e tyre, ndryshe nga sa ndodhte me qeverisjen e kaluar.
"Kjo godinë nuk është më fasada ku dilnin tytat e armëve për të qëlluare mbi njerëit në emër të pushtetit të vjetër, por qeveria e zgjedhur nga njerëzit punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ky bulevard nuk është kufiri i frikës, dhe qytetarët protestojën pa frikë. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga 21 janari i 2011" u shpreh kryeministri Rama.
Duke u ndalur tek situata e krijuar 21 janarin e 3 viteve më parë, kryeministri Rama tha se shumë gjëra kanë ndryshuar për shqiptarët, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.
'Vëllazërimi në një gjak, komb, Kushtetutë, ia la vendin vëllavrasjes gjakftohtë, për një pushkatim pa gjyq, pa ligj pa mëshirë, në syte ë një populli të tërë të marrë peng. Ky popull sështë më peng i një votë t ëvjedhur, i një qeverie të pazjgedhur, i një pushteti që e grabit sa të mundet, që e tradhëton si të mundet. Ende sjanë çfarë meritojnë të jemë, pasi shqipëria vuan ende varfërinë, papunësinë, borxhet e një qeverie të shkuar. Por sot Shqipëria as rrezikon të kthehet më aty ky ishte në 21 janarin e tre viteve më parë, as rrezikon të mbetet aty ku ishte, sot pushteti është kthyer në duart e popullit. Shumë gjëra kanë ndryshuar", tha kryeministri Rama.
RAMA: HARRESA NUK DUHET TË JETË ALTERNATIVA JONË PËRBALLË DREJTËSISË
Kryeministri Edi Rama tha se do reformimi i sistemit të drejtësisë do t'i hapë rrugë vendosjes së drejtësisë në vend, edhe për çështjen e 21 janarit.
"21 janari 2011 la shenja për të gjtihë ata që ishin aty atë ditë. Shenja për të gjithë shqiptarët e gjeneratave të tjera do ti prekin me sy ato shenja, si plagët e një ngjarje që nuk duhet të përsëritet më kurrë. Harresa nuk duhet të jetë alternativa jonë përballë drejtësisë. Ne nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjet...